Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Fier-Lushnjë, një i plagosur

Përplasen dy makina në aksin Fier-Lushnjë, një i plagosur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, teksa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një nga shoferët, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Sot, në datë 06.05.2026, kemi marrë njoftim nga salla operative për një përplasje mjetesh në aksin Fier–Lushnjë, në Bishqethëm. Sapo kemi mbërritur, kemi konstatuar 2 mjete të përfshira: mjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin A.O. dhe mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A.P., të cilin e mori ambulanca për ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit