Flash News

E-TJERA

Përplasi motorin me makinë dhe plagosi dy persona, arrestohet shoferi 18-vjeçar në Durrës

Përplasi motorin me makinë dhe plagosi dy persona, arrestohet shoferi

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi një ditë më parë u shpall në kërkim si autor i dyshuar i një aksidenti në lagjen nr. 3.

Sipas policisë, L. P., 18 vjeç ka përplasur me mjetin që drejtonte një motor, ku udhëtonin dy persona.Për pasojë, janë plagosur F. B., 39 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 18 vjeç, pasi dje, në lagjen nr. 3, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. B., 39 vjeç, dhe nga përplasja janë dëmtuar 39-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja N. B., 32 vjeçe. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit