Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, arrestohet regjisori Petri Bozo

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, arrestohet regjisori Petri Bozo

Është vënë në pranga regjisori Petri Bozo, një ditë pas aksidentit që shkaktoi në aksin Elbasan-Librazhd, ku humbi jetën një 7-vjeçar.

Pas aksidentit, Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, rreth orës 08:00, në fshatin Mengël.

Automjeti që drejtohej nga regjisori përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e vendosur buzë aksit nacional “Elbasan–Librazhd”. I mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tyre.

Të fundit