Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, Nikollë Radaçi njihet sot me masën e sigurisë

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës,

Nikollë Radaçi, autori  i tragjedisë në Durrës, do të njihet sot me masën e sigurisë.

56-vjeçari teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy të mitur, Klersi Nikolli 10 dhe Enea Muçaj 12 vjeç. Shoku i tyre 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Fëmijët ishin duke luajtur në trotuarin para banesës së tyre kur u goditën për vdekje nga Radaçi i cili po i jepte mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Banorët e zonës kanë treguar për mediat se 56-vjeçari ishte njeri problematik, e identifikonte veten me nofkën “bisha” dhe se ishte denoncuar shpesh për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë. Policia nuk kishte marrë masa deri sa ndodhi tragjedia.

Në dëshminë e tij, Radaçi ka deklaruar se nuk e mban mend ngjarjen. "Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur", ka thënë ai.

Të fundit