Flash News

E-TJERA

Përplasja e armatosur te Kepi i Rodonit, zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Nuk qëlloi njeri me armë

Përplasja e armatosur te Kepi i Rodonit, zbardhet dëshmia e Mark

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua dy ditë më parë pas një konflikti në Kepin e Rodonit që degradoi në përdorimin e armëve.

Në dëshminë e tij, Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga Kisha Françeskane për rrethimin e zonës dhe në momentin që kanë shkuar tek prona, janë sulmuar nga banorët.

Frroku mohon që te jetë qëlluar me armë, ndërsa shton se sulmet kanë vijuar për t’u vetëmbrojtur.

“Jam kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës. Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup banorësh, të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.

Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”, ka deklaruar Frroku.

Të fundit