Flash News


E-TJERA

Përsëritet rasti ‘Rozeta’/ Arrestohet një tjetër pastruese në Tiranë, vodhi para në shtëpinë ku punonte

Përsëritet rasti ‘Rozeta’/ Arrestohet një tjetër

Një punonjëse e mirëmbajtjes së një banese në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur para gjatë kohës që punonte në këtë shtëpi.

Sipas policisë, Elida Kodra, e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gracka”.

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

 

Të fundit