Flash News

E-TJERA

Përzgjedhja e mësuesve, eksperti i arsimit: Diskriminim, nuk jemi në vitet 65

Përzgjedhja e mësuesve, eksperti i arsimit: Diskriminim, nuk jemi

Përzgjedhja e mësuesve me metoda të përshpejtuara ka nxitur debat në vendin tonë. Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti në një intervistë për “Panorama TV” tha se mësuesit duhet të kenë një diplomë Bachelor dhe një të nivelit të dytë, pasi sipas tij nuk jemi në vitet 1965 që të bëjmë kurse të përshpejtuara për të mbushur numrin e arsimtarëve.

“Po e ndoqët ministren, ka të njëjtën vlefshmëri. Nuk mund të jesh kameraman dhe të bëhesh gazetar. Ai që nget Skafin, nuk nget edhe avionin, se ka dy leva. Ministria e Arsimit duhet të ndërmerrte një studim, dhe të thoshte që për shkak të numrit të studentëve, na duhen mësues. Ne kemi nje hendek shumë të madh në numrin e mësuesve."

"Është diskriminuese kjo metodë. Mësuesi i arsimit fillor, të mesëm duhet të ketë diplomë bachelor dhe të nivelit të dytë. Ne nuk jemi në vitet 65’ që po bëjmë kurse të përshpejtuara për të mbushur numrin e mësuesve. Problematikë se mësuesit e përzgjedhur tani do të ndikojnë shumë te brezat e rinj. Kemi shumë mësues që janë problem në sistem. Duhet të futet fryma e motivimit, paguaji mirë dhe të kenë edhe një bonus për ata që shkojnë në zona të thella."

"Mos të harrojmë një gjë, cilido fëmijë që të jetë, ka nevojë për një arsimim të dorës së dytë. Pse ata fëmijë që jetojnë në zonat e thella, çfarë janë. Ne po i diferencojmë dhe po bëjmë një diskriminim masiv. Duhet të them që mësuesi të ketë jetesë dinjitoze."

Të fundit