Flash News

E-TJERA

"Ping pongu" me karburantet, Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

"Ping pongu" me karburantet, Bordi ndryshon sërish çmimin

Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 lekë për litër, duke e çuar në 197 lekë.

Sipas njoftimit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit