Flash News

E-TJERA

Plagoset efektivi i “Shqiponjave” në Durrës

Plagoset efektivi i “Shqiponjave” në Durrës

Një efektiv  i “Shqiponjave” është plagosur me thikë në lagjen nr.1 në Durrës.

Agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit lidhur me ngjarjen.

Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve për ta shoqëruar drejt komisariatit të policisë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar njërin nga efektivët.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, agresori ka tentuar të plagosë me thikë efektivin në pjesën e brinjëve, por jeleku i policisë e ka mbrojtur policin nga një dëmtim i mëtejshëm.

Të fundit