Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë gjatë natës një polic në Shkozë, dyshimet e para

Plagoset me armë gjatë natës një polic në Shkozë,

Plagoset me armë gjatë natës një polic në Shkozë, ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.

Polici i identifikuar si Anxhelo Kumaraku, është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, 30-vjeçari është plagosur në këmbë, pasi dyshohet se mund të jetë përfshirë në një konflikt.

"Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve", njofton policia. 

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit