Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 16-vjeçari në Kamëz

Plagoset me armë zjarri 16-vjeçari në Kamëz

Një 16-vjeçar në Kamëz është plagosur me armë zjarri nga një 18-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 16-vjeçari ndodhet aktualisht në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Autori është shpallur në kërkim nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Të fundit