Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë,

Një konflikt për motive financiare ka përfunduar me plagosje në qytetin e Korçës, ku një i ri mbeti i lënduar pas një sherri me një person tjetër.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë përplasjes është përdorur edhe një mjet prerës, duke i shkaktuar të riut një dëmtim të lehtë në pjesën e barkut. Ai ka marrë gjithashtu goditje me grushta gjatë konfliktit.

Sipas dyshimeve të para, sherri ka nisur për një borxh prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra, ndërsa situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar si autor dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që i plagosuri po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit