Flash News

E-TJERA

Plagosja e afganit në Malësi të Madhe, u sulmua nga shqiptarë, i kishin premtuar kalim ilegal drejt BE-së

Plagosja e afganit në Malësi të Madhe, u sulmua nga

Tetë persona janë shoqëruar nga policia vendore e Shkodrës si të dyshuar për plagosjen e një 17-vjeçari nga Afganistani, pasditen e djeshme në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fermë, në afërsi të shinave të trenit 4 afganë janë sulmuar nga një grup shqiptarë. Si pasojë e konfliktit, mbeti i plagosur me armë zjarri 17-vjeçari afgan. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se shtetasit afganë kanë deklaruar në polici se shqiptarët të cilët i sulmuan, u kishin premtuar se do t’i kalonin si emigrantë ilegalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas me destinacion shtetet e Bashkimit Europoian.

Dyshohet që afganët dhe shqiptarët të mos kenë rënë dakord për pagesën çka ka çuar në përplasje mes tyre.

Të fundit