Flash News

E-TJERA

Plagosja e Juxhin Hamajezit, identifikohen dhe shpallen në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët

Plagosja e Juxhin Hamajezit, identifikohen dhe shpallen në kërkim

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Juxhin Hamajezit dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu është gjendur dhe sekuestruar 1 automjet i cili është përdorur në vendngjarje.

“Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit.

Shtetasi i plagosur, J. H., është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit