Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe

Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Bajzë të Malësisë së Madhe. I plagosur ka mbetur një adoleshent 17-, emigrant nga vendet e treta.

Sipas policisë së shtetit, emigranti nga Afganistani ka qenë i shoqëruar me tre emigrantë të tjerë kur është konfliktuar me disa persona të paidentifikuar.

Këta të fundit dyshohet se kanë hapur zjarr duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

17-vjeçari është dërguar në Spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimin e duhur.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Të fundit