Flash News

E-TJERA

Po eksploronte Thethin, bie në greminë dhe vdes turistja gjermane

Po eksploronte Thethin, bie në greminë dhe vdes turistja gjermane

Një turiste 31-vjeçare gjermane ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po vizitonte Thethin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ajo po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton policia.

 

Të fundit