Flash News

E-TJERA

“Po, ka korrupsion”, Lame thirrje punonjësve të Kadastrës: Mos merrni veten kot më qafë!

“Po, ka korrupsion”, Lame thirrje punonjësve të

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka pranuar se brenda institucionit që drejton ka raste korrupsioni.

Ai u bëri thirrje punonjësve që të “mos marrin veten në qafë” sepse vetë sistemi i nxjerr përgjegjësit.

 “Unë bëj pjesë në ato pak institucione që e kanë pranuar që në nisje që po brenda institucionit ka, ka gjithnjë e më pak, por ka njerëz që shkelin ligjin dhe në këtë pikë dua t’u bëj thirrje punonjësve të Kadastrës. Sa më shumë gjëja të kthehet sistematike e elektronike aq më pak mundësi ka të mos lësh gjurmë.

Mos merrni veten kot më qafë. Në gjithë deoncimet e kohëve të fundit prokuroria e policia na është drejtuar kemi nxjerrë nga sistemi lëvizjet e kanë dalë të dukshme kush ka vënë dorë në sistem e cfarë përgjegjësie që ka.

U drejohem punonjësve, të mirëve e të këqinjve: mos merrni veten ne qafë. Shtroni kokën në këtë punë se është punë e bukur e vazhdoni t’u shërbeni qytetarëve”, tha Lame.

 

Të fundit