Flash News

E-TJERA

Policia “blindon” Fierin, FNSH zbarkon në terren

Policia “blindon” Fierin, FNSH zbarkon në terren

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme kanë ngritur disa postblloqe në disa pika kryesore të qytetit.

Automjetet luksoze janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

 

Të fundit