Flash News


E-TJERA

Policia njoftim zyrtar për arrestimin e Alda Klosit, tre akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtaren

Policia njoftim zyrtar për arrestimin e Alda Klosit, tre akuzat që

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Alda Klosit, ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Policia sqaron se cilat janë tri akuzat që rëndojnë mbi Klosin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit