Flash News

E-TJERA

Pranohet kërkesa e SPAK, 2 vrasje me 4 viktima i bashkohen dosjes së “Plumbit të Artë”

Pranohet kërkesa e SPAK, 2 vrasje me 4 viktima i bashkohen dosjes së

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkuar në dosjen e “Plumbit të Artë”, dy vrasje me 4 viktima.

Bëhet fjalë për dy ekzekutimet e kryera në Durrës nga grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Dosjes i janë bashkuar vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në mars të vitit 2020 dhe vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të vitit 2020.

Kërkesa e SPAK është bërë pasi janë të njëjtët persona të përfshirë në ekzekutimin e katër viktimave.

Emrat e autorëve të dy vrasjeve u zbardhën nga i penduari i drejtësisë Klevis Alla.

Të fundit