Flash News

E-TJERA

Prençi: Drejtuesit e policisë janë bërë ushtarë të krimit

Prençi: Drejtuesit e policisë janë bërë ushtarë

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaron se Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk mund të thotë se operacionet e SPAK ku janë kapur zyrtarë të policisë, janë vetëpastrim.

I ftuar në Euronews Albania,ai tha se policia ka probleme të mëdha pasi shumë prej drejtuesve të policisë janë bërë “ushtarë të krimit”.

“Ku është drejtori i agjencisë së mbikëqyrjes policore? nëse ai do ishte në pozita pune dhe do kishte përreth njerëz të ndershëm, atëherë do ia pastroja Taulant Ballës vetëpastrimin. Se kur ti thua unë vetëpastrohem me urdhër-arreste nga SPAK-u dhe Gjykata Speciale, mos e ka gjë në varësi Balla? Se ai thotë vetëpastrim.

Deklaratat e ministrit në kuadër të politikës janë për ministrinë, nëse fut hundët te policia aje s’ka politikë. Policia që duam po shkon aty ku të gjithë drejtuesit janë bashkëpunëtorë, ushtarë, taksistë, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë vajti pa vënë në dijeni prokurorinë për Balilin. Ish-drejtoi i përgjithshëm shkoi për të pritur me makinën e tij Balilin, pa e vënë në dijeni prokurorin”,-tha Shemsi Prençi.

Të fundit