Flash News

E-TJERA

Presidenti i KE nis turin ballkanik, më 2 qershor viziton Tiranën

Presidenti i KE nis turin ballkanik, më 2 qershor viziton Tiranën

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, do të zhvillojë nga 1 deri më 5 qershor një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e rajonit dhe do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Gjatë vizitës, Costa do të ndalet në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, ku do të diskutojë për zgjerimin e BE-së, integrimin gradual të rajonit, bashkëpunimin dhe sigurinë.

Më 2 qershor ai do të vizitojë edhe Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Më 5 qershor, Costa do të bashkëdrejtojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili këtë vit do të fokusohet në temën: “Mirëqenia dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Të fundit