Flash News

E-TJERA

Presidenti kroat në Tiranë: Sulmi në Kosovë ishte incident serioz, sanksionet nuk sjellin asgjë

Presidenti kroat në Tiranë: Sulmi në Kosovë ishte incident

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka përcjellë mesazhe të qarta për tensionet Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për mediat, krah homologut shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Milanoviç ka dënuar sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator dhe shtoi se sanksionet nuk janë zgjidhje apo frytdhënëse.

“Incidenti më serioz deri më sot. Rreziku i luftës botërore nuk ekziston, sot për fat të mirë kemi dëshmi. Vucici nuk është përgjigjur për sulmit, duhet të përgjigjet. Sanksione ë caktuara nuk sjellin asgjë. Nuk janë frytdhënëse.

Ato sjellin ndryshim pushteti dhe qëndrim politik. Sanksionet paraqesin fiasko. Duhet të presim. Ai duhet të jetë në presion të bashkëbiseduesve legjitim. Duhet durim dhe besoj se këto vendime nuk do t’i marrë Kroacia, por të tjerët”, tha ai.

 

 

Të fundit