Flash News

E-TJERA

Presidenti kroat nga Kuvendi: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë në integrimin e BE

Presidenti kroat nga Kuvendi: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një seancë të posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Në fjalimin e mbajur para deputetëve, Milanoviç vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, teksa shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos në atë ekonomike sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike", tha presidenti kroat.

Të fundit