Flash News

E-TJERA

Presidenti ‘modest’: Kafen e pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë

Presidenti ‘modest’: Kafen e pi pa sheqer, sepse jam sheqer

Presidenti Bajram Begaj i ka pasur shumë të rralla daljet ne televizion. Madje Begaj edhe në situata e ngjarje kur është dashur reagimi i tij si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ose ka dalë në skenë më vonesë ose nuk ka heshtur.

Së fundmi, në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri”, Begaj ka folur për ditën e parë si President i Shqipërisë, zakonet dhe marrëdhëniet me stafin.

“Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal. Nder, privilegj sepse të jesh qytetar i parë i Republikës nuk është pak. Por është përgjegjësi sepse përfaqëson unitetin e kombit, shtetin shqiptar dhe duhet të jesh në lartësinë e detyrës.

Është marrëdhënie miqësore dhe institucionale. Diskutojmë çështjet e punës, natyrisht secili sipas detyrës dhe përgjegjësisë funksionale që ka, por marrëdhënia është jashtëzakonisht miqësore dhe institucionale”, ka thënë Begaj.

Por, Begaj ka treguar edhe një veçori që të paktën nga ekrani, nuk e ka shprehur. Presidenti nuk e ka fshehur modestinë kur bëhet fjalë për të. I pyetur nga gazetarët se si e pi kafen e mëngjesit, Begaj ka thënë: “E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë”.

Të fundit