Flash News

E-TJERA

"Princeshëza e Hënës", Virgjil Muçi u bën një dhuratë të çmuar lexuesit, të vogël dhe të madh

"Princeshëza e Hënës", Virgjil Muçi u bën

Politiko 

“Ditën e dytë të mbërritjes në Hënë dëgjova një trokitje të lehtë në portën e stacionit hapësinor ku banoja. Mendova se më bënë veshët; ju e dini, Hëna është e pabanueshme - të paktën deri në një provë të kundërt... Por kur e trokitura u përsërit, dola të shihja se ç’mund të ishte ajo çudi. Te pragu i derës që izolonte hermetikisht kupolën nga mjedisi hënor, qëndronte një vajzë e vogël, si ndonja nëntë a dhjetë vjeçe... e cila, sa më pa, çakërriti syçkat në ngjyrë të përhimët dhe ia plasi gazit.”

Kështu fillon ky libër i mrekullueshëm, që do të jetë një dhuratë e vërtetë për lexuesin, e vogël dhe të madh. Është historia e dy njerëzve, të ndodhur në Hënë, njëri i rritur e me një barrë mend dhe tjetra një vajzë e vogël, por që i jep shkencëtarit ca mësime të rëndësishme për jetën. Ky libër na kujton se dashuria, miqësia, dhembshuria mes njerëzve do ta shtyjnë botën përpara; bota mund të ecë në shkencë e teknologji, të ndodhin çudira, mund të zbulohen madje botë të reja dhe robotët të ecin krah nesh në rrugë, por njerëzit janë ata që do ta bëjnë, prandaj kur shkencëtari e paralajmëron vogëlushen që “t’i hapë sytë e t’i bëjë katër me robotin”, ajo është e sigurt se “kjo varet nga si sillen njerëzit. Prapësirat i shkaktojnë njerëzit, jo robotët.”
Kisha kohë pa lexuar një libër ku refleksionet, ndjenjat e fantazia të bashkohen me kaq talent dhe ku vëmendja ndaj zgjedhjeve stilistike, referimet kulturore në përralla e kultura të tjera, të jenë kaq të veçanta dhe të larmishme.
I uroj mbarësi librit. Lum kush do ta lexojë këtë përrallë moderne, plot emocion, një xhevahir mendoj, në letërsinë tonë për fëmijë.

Të fundit