Flash News

E-TJERA

Pritet përkeqësimi i motit, pezullohen linja e trageteve Vlorë-Brindisi dhe Durrës Bari

Pritet përkeqësimi i motit, pezullohen linja e trageteve

Udhëtimet me target nga Durrësi drejt Barit nuk do të kryhen për shkak të të motit të keq. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Portual Durrës.

Po ashtu, është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla deri në përmirësimi e situatës së motit. Ndërkohë, mësohet se udhëtimet nga Durrësi drejt Ankonës vijojnë normalisht.

Nga ana tjetër, edhe lundrimi për linjën Vlorë-Brindisi është është pezulluar si pasojë e motit të keq. Trageti ishte parashikuar për t’u nisur në drekë drejt Brindisit, por tashmë do të qendrojë në Vlorë deri në përmirësim të kushteve atmosferike.

 

Të fundit