Flash News

Ditari i Opozitës

Privatizimi i 'Partizanit', Boçi: Lejen për ndërtimin e dha Edi Rama kur ishte kryebashkiak i Tiranës

Privatizimi i 'Partizanit', Boçi: Lejen për ndërtimin

Luçiano Boçi, nënkryetari i PD, komentoi akuzat dhe masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë për Jamarbër Malltezin.

Boçi tha për Euronews Albania se Malltezi është pronar legjitim i truallit, për të cilin SPAK ka ngritur edhe akuza ndaj Malltezit.

Boçi shtoi se lejen për të ndërtuar në atë truall e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kryetari i bashkisë së Tiranës.

“Aty ka pasur zhvillim të pronës, kryetari I bashkisë në atë kohë ka qenë I famshmi Edi Rama, Si kryetar bashkie ka qenë i famshëm për atë 20% e dikurshëm. Që të bësh ndërtim aty, duhet që toka nga terren sportive të kalonte në truall sepse ishte brenda vijës së verdhë dhe në bazë të planit urbanistik, me vendim të Edi Ramës.

Toka nga tokë sportive, ka kaluar në truall për ndërtim. Kush e dha lejen e ndërtimit? E ka dhënë Edi Rama, se nuk e mori nga kryeministri Jamarbëri. Toka nuk ka qenë në planin e përhapjes, se e ka përjashtuar nga ky plan presidenti Moisiu”, tha Boçi.

 

Të fundit