Flash News

E-TJERA

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Në dy vitet e fundit janë dyfishuar rastet

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Në dy vitet e fundit janë

Psikiatrja Arjana Rreli deklaron se numri i personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor në Shqipëri është në rritje, ndërkohë që në dy vitet e fundit ka pasur një dyfishim të rasteve.

Duke folur në MCN, Rreli thotë se koha pas Covid-it dhe tërmetit ka shënuar rritje të numrit të vizitave në spitale.

Mund t’ju them që së paku koha pas Covid-it dhe tërmetit ka shënuar rritje të numrit të vizitave, kjo referuar shërbimeve ambulatore, pjesë e së cilës jam dhe unë si mjeke. Dhe në spitale ndodh e njëjta gjë.

E gjitha e justifikuar jo vetëm me ndërgjegjësimin që tashmë personat kanë në lidhje me problemet e shëndetit mendor, por dhe me problematikat që koha ka sjellë në popullatë.

Numri është në rritje, së paku këto dy vite kemi dyfishim të rasteve. Janë goxha të justifikuara për shkak të ngarkesave që solli pandemia me të gjithë sfidat e veta edhe në reflektimet e emocioneve dhe përshtatjes së personave. Nuk ishte vetëm një ankth i lidhur me kohën kur ndodhi, por dhe stres pas traumës që krijuan këto ngjarje në Shqipëri.

Ndërgjegjësimi ka filluar të funksionojë dhe jo vetëm teknologjia ka ndihmuar në këtë pikë, por dhe ajo që kemi folur gjithë kohës për kapjen e problematikës sa më herët. Kjo ka bërë që personat jo vetëm të shikojnë dhe vlerësojnë problemin e tyre me pak komplekse, por ka bërë që dhe prindërit të vërejnë shumë më herët probleme tek fëmijët.

Teknologjia sa ndikon negativisht po aq ndikon pozitivisht në vlerësimin e shenjave.

Problemet minore janë pa kufi moshe dhe janë lehtësisht të zgjidhshme. Njerëzit kanë më pak paragjykime për t’i verbalizuar shqetësimet që kanë”, tha mjekja.

Më tej Rreli tha se si femrat dhe meshkujt janë njëlloj të prekur nga sëmundjet e shëndetit mendor, por ndryshimi është se femrat janë ato që paraqiten më shpesh tek specialistët.  

 

Të fundit