Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës "shpëton" Rrajat, ish-deputeti i PD: Sot u vërtetua se Shqipëria është de-fakto një narko-shtet

Prokuroria e Tiranës "shpëton" Rrajat, ish-deputeti i PD:

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu reagoi pasi kanë përfunduar hetimet për fisin Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja, ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë.

Ekspertët e çështjes kanë vendosur se dhuna barbare me shkopinj gome dhe armë ndaj Majave, është një plagosje të lehtë dhe kanosje nga ana e Rrajave.

Në një status në Facebook, Balliu shkruan se ky rast u vërtetetoi sot shqiptarëve dhe botës se Shqipëria është de-fakto një narko-shtet.

 “Rasti Rraja,dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit

Rrajat me aktet,bemat dhe historikun e tyre, sot i vertetuan cdo shqiptari,europiani dhe amerikani Shqiperia është

de-fakto sot një narkoshtet

Në narkoshtetin e Ramës,qytetarët i rrahin, i filmojne duke i rrahur, i vene pistoleten ne koke,i kercenojne familjen, i shkaterrojne shtepine dhe kjo quhet plagosje e lehte për nark-prokurorinë.

Rrajat jane prova më e qartë për mungesen e drejtesise dhe lidhjen e krimit me qeverine”, shkruan Balliu.

 

 

Të fundit