Flash News

E-TJERA

‘Prona është pasuria jonë’, banorët e Bërxullës në protestë, iu bashkohen fëmijët!

‘Prona është pasuria jonë’, banorët e

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë këtë të martë, pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, ku do tu prishen banesat.

Banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën. Sakaq ata kanë bllokuar edhe një segment të rrugës.

Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore, të cilët janë përplasur me banorët, dhe kanë shoqëruar dy prej tyre. Ndërkohë një tjetër banori raportohet se i ka rënë të fikët.

‘Prona është pasuria jonë’, banorët e

Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se  parashikohet të shemben 20 banesa të tjera.

Shumë prej familjeve thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë informuar se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre. Të tjerë banorë nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.

Të fundit