Flash News

E-TJERA

Pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës “Çamëria”, ky është viktima që u vra këtë mbrëmje në Sarandë

Pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës

Personi në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në Sarandë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili, i cili njihet edhe si kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë, ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

 

Të fundit