Flash News

E-TJERA

Protesta e 11 shkurtit, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha!

Protesta e 11 shkurtit, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj:
Foto Ilustruese

Opozita zhvillon nesër protestën kombëtare për t’i kërkuar kryeministrit Rama dorëheqjen, pas shpërthimit të skandalit “McGonigal”.

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim për qytetarët e saj duke iu kërkuar të shmangin tubimet e mëdha. Ambasada njofton qytetarët se protesta mund të shpëndahet në disa rrugë të kryeqytetit teksa kërkon të mbahen në kontakt me njoftimet, përmes mediave.

Njoftimi i Ambasadës:

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kyreministrisë

Data/ Ora: E shtunë, 11 Shkurt 2023, fillon në orën 12:00

Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Të fundit