Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, Lela: Qëllimi është përballja me të keqen, njerëzit po ikin për faj të Ramës

Protesta e opozitës, Lela: Qëllimi është përballja me

Opozita mbajti dje protestën kundër Edi Ramës duke i kërkuar kryeministrit dorëheqje. Kryetari i PD-së Sali Berisha, njoftoi tjetër protestë nesër që do të mbahet paralelisht me seancën plenare të orës 17:00 para Kuvendit.

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela, tha në një lidhje direkte për MCN Tv se Partia Demokratike ka bërë revolucion ndër vite. Lela u shpreh se qëllimi i vetëm i protestave është përballja me të keqen.

“Fatin e Republikës së re e dimë tashmë, dhe një pjesë e kufomës së kësaj republike gjendet dhe në dosjen e McGonigal dhe mendoj unë që është një mentalitet i tejkaluar. Sa i përket revolucioneve, PD e ka bërë edhe në ’91, ’92, e ka bërë një edhe në 2005, dhe sigurisht mund të prodhojë, quajeni rezistencë, quajeni  lëvizje, revolucion, por qëllimi është një pavarësisht emërtesave. Qëllimi është të përballurit me të keqen, së pari përmes të kuptuarit se ka gjëra që nuk shkojnë në vend. Dhe këto gjëra që nuk shkojnë i bëjnë pothuajse 1 milionë shqiptarë që në 10 vitet e fundit të braktisin vendin. Po të ishin gjërat mirë, njerëzit do i mbanin njerëzit afër, familjarët do i mbanin këtu dhe njerëzit nuk do i merrnin rrugët e botes”, tha Lela.

Shqipëria është përfshirë nga një emigrim masiv i të rinjve, për të cilin Lela thotë se është fajtor qeveria Rama.

“Mund ta konsiderojë edhe faktin që fajin e ka opozita pse ikin njerëzit, porse duhet të themi atë që është më kryesorja, që fajin në çdo vend, që nga Amerika e deri këtu në bisht të Ballkanit kur jemi ne, fajin e ka qeveria. Pra, pa u bërë të gjithë ngritur gishtin, dhe treguar fajtorin kryesor dhe t’ju turremi nga pas me vrap atyre që kanë nga pak faj.

Pra, kush nuk identifikon fajtorin kryesor humbet të drejtën për të identifikuar fajtorë tjerë, në këtë rast edhe opozitën. Pra duke e argëtuar bisedën për të gjithë atë që mendojnë se fajin e ka opozita, po fajin e ka opozita, jo nuk e ka, fajin e kishte Saliu në periudhën kur e qeverisi këtë vend, 2005-2013, por nuk mund ta ketë më. Sepse prej 2013, dhe deri tani, dhjetë vjet më vonë, fajin e ka Edi se ka qenë ai në krye të punëve të këtij vendi”, shtoi Lela.

Të fundit