Flash News

E-TJERA

Protesta e PD-së, Policia njofton bllokimin e rrugëve

Protesta e PD-së, Policia njofton bllokimin e rrugëve

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur nga Partia Demokratike, i cili do të zhvillohet më 8 maj 2026, në orën 19:00, para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Policisë, në zbatim të planit të masave do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërsa më 8 maj, duke nisur nga ora 15:00 e deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve të respektojnë afatin kohor dhe vendin e përcaktuar për zhvillimin e tubimit, ndërsa qytetarëve u kërkon mirëkuptim për kufizimet në lëvizje.

Gjithashtu, policia apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Të fundit