Flash News

E-TJERA

Protesta e pedagogëve rinis më 22 shkurt

Protesta e pedagogëve rinis më 22 shkurt

Rikthehen sërish protestat e pedagogëve.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të mbahet të mërkurën e 22 shkurtit. Kjo u lajmërua nga drejtuesit e Sindikatës se pedagogëve pas thellimit të krizës në universitete siç shprehen ata, dhe kërkesave ende të paplotësuara nga qeveria.

Pedagogët kundërshtojnë vendimin e qeverise që aktivizoi nenin 12 të ligjit të arsimit të lartë për kthimin e universiteteve në institucione publike të pavarura ose fondacione.

Sipas tyre, ky vendim do të sillte shkatërrimin e universiteteve publike. Protestat e pedagogëve në universitete nisën në tetor të vitit 2022, me bojkotin e vitit të ri akademik. Pas përçarjes së stafeve akademike, lëvizjet e sindikatës jashtë auditorëve nuk zgjatën më shumë se një muaj e gjysmë.

 

 

 

 

Të fundit