Flash News

E-TJERA

Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë djegin manekinin simbolik të tubimit

Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë

Studentët e Mjekësisë po zhvillojnë protesta për të kundërshtar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet "nuk dorëzohemi para padrejtësisë", edhe ditën e sotme studentët marshuan nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë

Studentët e Mjekësisë kanë marrë edhe një manekinë të veshur me përparëse të bardhë dhe e kanë djegur.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u miratua edhe pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën. Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.

Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë

Të fundit