Flash News

E-TJERA

Protesta në Shkup, flasin studentët: Sot nuk kërkuam leje për të qenë shqiptar, duam drejtësi

Protesta në Shkup, flasin studentët: Sot nuk kërkuam leje

Studentët organizatorë të protestës në Maqedoninë e Veriut kanë folur dhe kanë treguar detaje nga tubimi, që veshi sot kuq e zi në Shkup.

I ftuar në “Top Story” në Top Channel, Mevlan Ademi një nga studentët, tha se pjesëmarrja masive tregoi se shqiptarët nuk e kanë flamurin kombëtar thjesht simbol dekorativ.

“Të gjithë duam të ndryshojë situate këtu, duam të rrimë rehat në tokat tona, nuk duam që edhe ne të kalojmë të njëjtat peripeci që kaluan prindërit tanë. Sot nuk e kisha parë turmën se sa ishte, kur u ngjita në podium nuk mbaronin flamujt kuq e zi dhe besoj që institucionet e kuptuan që nuk shkohet përpara pa shqiptarët”, u shpreh Ademi.

Demiri, një nga studentët e tjerë, deklaroi se kërkesa e tyre është gjuha shqipe ndërsa institucionet vendase kërkojnë të hapin konflikt.

“Sot dëshmuam se nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë, treguam se duam drejtësi dhe barazi. Ne flamurin Kuq e zi e dëshmuam se nuk e kemi vetëm për dekor, por është simboli unë, simbol që për të janë humbur jetë. Ka patur provokime nga pala maqedonase. Kërkesa jonë është gjitha shqipe. Ata vetë po kërkojnë konflikt, duket që sna dalin dot përballë për të na thënë që nuk iua japim atë të drejtë.

Ata tentojnë të na bëjnë fajtorë. Disa na thonë kërkojeni gjuhën në Tiranë. Nuk mund të na e thojë këtë dikush që nuk e di nga ka ardhur. Ne ishim këtu, ata erdhën. Çdo nisëm studentore ka nisur nga problemet e vogla. Shqetësimi ynë nuk është vetëm provimi i jurisprudencës, sot ishte për gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm problem i studentëve, është edhe i prindërve e gjyshërve tanë”, u shpreh Demiri.

Të fundit