Flash News

E-TJERA

Puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, Robert Ndrenika thyen heshtjen: Jam i sigurt se është i pafajshëm

Puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, Robert Ndrenika

Aktori i njohur Robert Ndrenika u përball me shumë komente pasi u shfaq para kamerave teksa puthte e përqafonte kryebabashkiakun Erion Veliaj në sallën e gjyqit. 

Duke folur në “Top Channel”, Ndrenika u shpreh se, Veliajn e njeh që fëmijë dhe ka një lidhje të ngushtë me të.

Sipas tij, në mos daltë i pafajshëm në Shqipëri, në nivelet ndërkombëtare Veliaj do të dalë i pafajshëm.

“Erion Veliaj është një njeri që unë e njoh që fëmijë, ishte diçka personale. Komentet më kanë mërzitur, por edhe më kanë bërë qejfin. Ka edhe keqkuptime. Më kanë thënë se edhe më ka dhënë shtëpi. 

Unë dua që politika ta mbështesë më tepër artin, sidomos teatrin. Arti duhet të ketë edhe pavarësi, siç kanë gjykatat pavarësinë e vet. Arti duhet të jetë asnjanës. Unë druaj të them se Veliaj do të dalë i pafajshëm. Dhe në mos daltë i pafajshëm këtu në Shqipëri, në nivelet ndërkombëtare do të dalë i pafajshëm, sepse e di se është i pafajshëm”, u shpreh Ndrenika. 

Në seancën e së premtes në gjykatën Administrative u mbajt seanca për padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër prokurorit Ols Dado.

Të fundit