Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë pranë banesës së dy vëllezërve në Vorë, shpallet në kërkim i riu

Qëlloi me armë pranë banesës së dy vëllezërve

Një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve në Domje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. L., 26 vjeç, banues në Domje, pasi më datë 16.10.2023, rreth orës 23:00, në fshatin Domje, Vorë, gjatë një konflikti me shtetasit E. A., 34 vjeç dhe B. A., 29 vjeç, (vëllezër), dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit