Flash News

E-TJERA

Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, reagon BE: Të zbatohen standarde të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza

Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, reagon BE: Të zbatohen

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaportat dhe kartat biometrike. Ashtu siç është bërë me dije më parë, nuk do të jetë më Aleat-i i cili do të merret me prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike, por do t’i kalojë shtetit.

Lidhur me këtë vendim, ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të BE në Tiranë. Në përgjigje të interesit të ABC Neës lidhur me këtë çështje, delegacioni i BE, thotë se pret të informohet nga autoritetet shqiptare për standardet e sigurisë që do të zbatohen për dokumentet e reja.

Delegacioni thekson ndër të tjera se është thelbësore që të zbatohen standarte të forta sigurie gjatë prodhimit të këtyre dokumenteve.

“Ne jemi të gatshëm që ekspertët e Komisionit Evropian të shqyrtojnë procedurat e lëshimit dhe dokumentet e reja të identitetit që do të prodhohen.

Dëshirojmë të kujtojmë se siguria e dokumenteve ishte një nga standartet e përfshira në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, që çoi në regjimin pa viza për qytetarët shqiptarë kur udhëtojnë drejt BE-së që prej vitit 2010. Prandaj është thelbësore që të zbatohen standarte të forta sigurie gjatë prodhimit të këtyre dokumenteve.”- thuhet në reagim.

 

Të fundit