Flash News

E-TJERA

Qeveria mban “peng” diplomën, studentët e Mjekësisë vijojnë protestën

Qeveria mban “peng” diplomën, studentët e

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar bojkotin e studimeve për shkak të ligjit që miratoi qeveria i cili i detyron që për 5 vite pas diplomimit të punojnë në Shqipëri.

Edhe ditën e sotme, studentët janë mbledhur sërish në protestë para godinës së rektoratit, ndërsa një përfaqësi e tyre do të zhvillojë edhe një takim me rektorin Arben Gjata.

Studentët kërkojnë mbështetje publike nga Gjata, kërkojnë mos u paraqitet asnjë kontratë derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin final dhe pedagogët të mos ushtrojnë presion.

Kërkojnë anulimin e ligjit për mbajtjen ‘peng’ të diplomave, studentët e Mjekësisë të hënën takohen me rektorin Gjata.

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

Të fundit