Flash News

E-TJERA

Qirinj dhe heshtje për dy fëmijët në Durrës, qytetarët homazhe pranë Bashkisë

Qirinj dhe heshtje për dy fëmijët në Durrës,

Banorëtë e zonës së ish Kënetës janë mbledhur pranë Bashkisë së Durrësit për të nderuar kujtimin e dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Një varg automjetesh u drejtua fillimisht drejt qendrës së qytetit, duke bllokuar për pak minuta një korsi në afërsi të sheshit “Liria”, përpara se qytetarët të ngjiteshin në shkallët e bashkisë.

Ata ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje për dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike teksa po luanin pranë banesave të tyre.

Të fundit