Flash News

E-TJERA

Ra nga 50 metra lartësi duke mbledhur kërpudha, vdes shqiptari në Itali

Ra nga 50 metra lartësi duke mbledhur kërpudha, vdes shqiptari në

Një shqiptar ka humbur jetën përgjatë shtigjeve të Alto Sermenzës në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Jani Gjoni, një 60-vjeçar shqiptar po mblidhte kërpudha bashkë me mikun e tij, teksa po ecnin përgjatë shtigjeve.

Shqiptari hyri në një zonë shumë të rrezikshme, por humbi ekuilibrin dhe ra në një kreshtë shkëmbore nga rreth 50 metra lartësi.

Shoku që ishte me Gjonin dha menjëherë alarmin, por kur shpëtimtarët arritën te gjashtëdhjetë vjeçari ai kishte humbur jetën pasi plagët e marra nga rënia ishin shumë të rënda.

 

Të fundit