Flash News

E-TJERA

Rama braktis Kurtin, ndjekin të ndarë ndeshjen Shqipëri-Çeki në ‘Air Albania’

Rama braktis Kurtin, ndjekin të ndarë ndeshjen

Kryeministri Edi Rama nuk është treguar aspak mikpritës me Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, i cili sot ka ndjekur në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Siç duket edhe nga fotot e LSA, ata e kanë ndjekur ndeshjen të ndarë, në tribuna të ndryshme.  

Rama braktis Kurtin, ndjekin të ndarë ndeshjen

 Rama shoqërohet nga bashkëshortja, djali i vogël, Armand Duka dhe Taulant Balla, kurse  Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të ministres të Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kujtojmë se marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Të fundit