Flash News

E-TJERA

Rama sulmon BE-në nga Berlini: Proces i mbushur me pengesa dhe i ngadaltë

Rama sulmon BE-në nga Berlini: Proces i mbushur me pengesa dhe i

Nga një aktivitet kulturor në Berlin, ku prezantoi disa nga punimet e tij artistike në Ambasadën Italiane, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi skenën diplomatike për të përcjellë edhe mesazhe politike ndaj Bashkimit Evropian, shkruan ANSA.

Në një bisedë me ambasadorin italian në Berlin, Fabrizio Bucci, Rama e cilësoi Bashkimin Evropian si “një bekim” për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin e institucioneve. Megjithatë, ai nuk kurseu kritikat për mënyrën e funksionimit të procesit të integrimit.

Sipas tij, BE mbetet një proces i mbushur me pengesa dhe ritëm të ngadaltë, edhe pse në fund “funksionon”.

“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë tij ne kemi ndryshuar”, tha Rama.

Ai tha gjithashtu se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE ka ndryshuar qasje ndaj vendeve të jashtme, por sipas tij kjo nuk është ende e mjaftueshme për dinamikën që kërkon rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Të fundit