Flash News

E-TJERA

Rama paralajmëroi lëvizje të tjera, Ardi Veliu mbledh zëvëndësdrejtorët dhe shefat e komisariateve

Rama paralajmëroi lëvizje të tjera, Ardi Veliu mbledh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur në një mbledhje zëvëndësdrejtorët dhe shefat e komisariateve.

Kjo lëvizje vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi policinë dhe paralajmëroi lëvizje të tjera në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

100 ditë afat iu ka vendosur kryeministri drejtuesve të Policisë së Shtetit që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu, që bashkëpunojnë me krimin.

Nuk dihet nëse do të ketë shkarkim apo paralajmërim nga ana e Veliut. Kujtojmë që reformimi u nxitua për shkak të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vend.

Të fundit