Flash News

E-TJERA

Raporti IBAR për Shqipërinë kalon sot në filtrin e ambasadorëve të BE-së

Raporti IBAR për Shqipërinë kalon sot në filtrin e

Këshilli i Ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të mblidhet këtë të premte në Bruksel për të shqyrtuar raportin e IBAR, një dokument kyç në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Takimi është parashikuar të nisë në orën 17:00 dhe vjen vetëm një ditë pasi raporti mori dritën jeshile nga grupi teknik COELA.

Burime diplomatike bëjnë me dije se raporti pritet të miratohet edhe në mbledhjen e sotme, çka do t’i hapte rrugë zhvillimit të ndërkonferencës së radhës mes Shqipërisë dhe BE-së më 26 maj.

Një ditë më parë, Brukseli konfirmoi zyrtarisht se drafti i qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Europian për Shqipërinë, i bazuar në raportin IBAR, u miratua në grupin e punës COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

Raporti konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave, megjithatë ai përmban edhe vlerësime kritike për funksionimin e institucioneve dhe standardet e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Të fundit