Flash News

E-TJERA

Refuzuan të ndalonin dhe braktisën makinën me municione, shpallen në kërkim 4 persona në Klos

Refuzuan të ndalonin dhe braktisën makinën me municione,

Katër persona që udhëtonin me automjet nuk i janë bindur urdhrit të policisë që ishte vendosur pranë fshatit Fshat në Klos, aty ku fillon rruga e Arbrit.

Sipas mediave patrulla e uniformave blu ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë. Personat në makinë nuk janë bindur dhe janë larguar në një distancë jo shumë larg. Aty ata kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur kapuça në formë maske dhe disa fishekë, teksa prokuroria e Matit ka nisur hetimet. Policia ka arritur t’i identifikojë pas hetimeve të kryera 4 të arratisurit dhe i ka shpallur në kërkim zyrtarisht.

Të fundit