Flash News

E-TJERA

Regjisori: Shembja e Teatrit Kombëtar u kushtoi shqiptarëve rreth 100 milionë euro

Regjisori: Shembja e Teatrit Kombëtar u kushtoi shqiptarëve rreth 100

Regjisori Robert Budina deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar i ka shkaktuar Shqipërisë një humbje deri në 100 milionë euro. I ftuar në A2 CNN, teksa diskutohej mbështetja që aktori i madh Robert Ndrenika, i bëri publikisht Erion Veliajt në sallën e gjyqit, Budina solli në vëmendje prishjen e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e 17 majit 2020, duke theksuar se ishte një goditje ndaj trashëgimisë kulturore dhe interesit publik.

“Prishja e Teatrit Kombëtar humbi një vlerë rreth 85 milionë euro deri 100 milionë euro me gjithë investimin që po bëjnë tani dhe nëse do ishte investuar për të kërkuar siç ne arritëm të lidheshim me Europa Nostra njërën mund të vinin në Shqipëri mund të ndërtohej një teatër dhe të merrej 10 milionë euro, mund të merreshin falas edhe 6 deri në 8 milion euro me lobimin që ishte bërë deri në atë moment, mund të ishte rikthyer vlera e teatrit kombëtar dhe kjo humbje që i ka shkaktuar qeveria dhe të gjithë ata që mbështetën shembjen e Teatrit Kombëtar, po ta përkthesh për kokë i bie 35 deri në 40 euro kanë paguar shqiptarët për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëse ne do flasim për të mirën publike, e mira publike është kjo dhe vetëm kjo mbrapa gjithsecili luan rolin e vet”, tha ai. 

Budina theksoi se godina e teatrit kishte vlerë historike dhe simbolike, pasi aty kishin lindur institucione të rëndësishme artistike dhe kulturore të vendit.

Të fundit